Virgil van Dijk e ka të qartë se ku dëshiron të jetë në të ardhmen. Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, do që të qëndrojë sa më gjatë në ‘Anfield Road’.
Kështu të paktën bën të ditur media e njohur britanike, ‘The Sun’. Van Dijk thuhet të ketë refuzuar ofertën e PSG, për të qëndruar me ‘Reds’.
Holandezi pritet të vendosë firmën në një kontratë të re me Liverpoolin, e cila do t’i siguronte atij 220 mijë sterlina në javë dhe duke e bërë atë një nga lojtarët më të paguar në Premier League, por edhe në botë.
Mbrojtësi do të shpërblehet për rendimentin e tij gjatë dy sezoneve të fundit me Liverpoolin dhe do të ketë një kontratë pesë vjeçare, duke u bërë kështu lojtari më i paguar në histori të Liverpoolit.
Deri tani mungon e zeza mbi të bardhë, por ky detaj pritet të jetë thjesht një formalitet, pasi akordi duket se është gjetur dhe gjithçka është në rrugën e duhur.