Femrat e Anglisë kanë triumfuar në Kampionatin Evropian , duke e mposhtur Gjermaninë në një finale emocionuese, ku fituesi u caktua në kohën shtesë.
Anglezet dukeshin të rrezikshme që në start, por megjithatë që pjesa e parë nuk soli gola.
Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 62-të, Ella Ann Toone shënoi për 1-0.
Por Gjermania nuk vonoi shumë dhe pas 10 minutash barazoi në 1-1 me Lina Magull.
Pas një sërë rastesh për të dyja skuadrat, spektakli i së dielës shkoi në kohën shtesë.
Në shtesat, kur po luhej minuta e 110-të, sulmuesja e Man Cityt, Chloe Kelly, shënoi golin që doli të jetë i fitores.