spot_img

Vashat e Kosovës e shkatërrojnë Honkongun

spot_img

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka regjistruar fitoren e dytë me radhë në turneun “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”.

Pas fitores ndaj Estonisë, vashat kosovare e shkatërruan Kombëtaren e Honkongut me rezultat të thellë 7:0.

Golat nga Albulena Guri (minuta e 30’), Kaltrina Biçkaj (minuta e 65’ dhe minuta e 79’), Valentina Metaj (minuta e 85’), Jehona Shala (minuta e 89’ dhe minuta 91’) dhe për ta përmbyllur rezultatin prej 7 golave u kujdes Donjeta Halilaj (minuta e 93’) që sot barte edhe shiritin e kapitenit.

Trajnerja e Kosovës, Andersen në këtë takim provoi përbërjen e dytë, duke e pushuar përbërjen e parë për ndeshjen e fundit kundër Bullgarisë, që llogaritet kombëtare më cilësore.

Ndeshja kundër Bullgarisë zhvillohet më 21 shkurt në ora 11:00 sipas kohës lokale të Kosovës.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img