spot_img

Vazhdon masakrimi i bjeshkëve të Baballoqit e Junikut, autoritetet po sillen thuajse s’po ndodh asgjë

spot_img

Në bjeshkën e fshatit Baballoq në komunën e Deçanit, e cila gjendet në “Bjeshkët e Nemura”, po vazhdon pamëshirshëm prerja e pishës, molikës e shumë drunjëve të tjerë nga hajnat e malit. Derisa po ndodh kjo masakër ekologjike, shteti vazhdon të heshtë thuajse nuk po ndodh asgjë.

Disa banorë e fshatit Baballoq, të shqetësuar i janë drejtuar redaksisë së Gazetës Korrespodenti, ku janë shprehur se kjo që po ndodh në bjeshkën e fshatit nuk është vetëm vepër e hajnave të malit, por pasi që shteti po heshtë, ata kanë mbështetje të forta edhe nga strukturat udhëheqëse.

Prerja e drunjëve po bëhet që nga paslufta nga hajnat e malit në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemura” por, për çudi Bjeshka e Junikut dhe e Baballoqit është në shënjestër, ndonëse vet qytetarët e këtyre dy vendeve edhe përkujdesen për mbrojtjen dhe ruajtjen e bjeshkëve të tyre.

Por, megjithatë çdo gjë është e kotë, sepse sipas banorëve të Baballoqit, në disa raste duke përfshirë edhe vitet e kaluara, janë parë vet maltarët, e ndonjëherë edhe policët duke i’u bërë roje dhe monitoruar kubikët e lisave në mënyrë që mos të mashtrohen nga hajnat në ndarjen e fitimit. Kështu u shprehen banorët e Junikut dhe Baballoqit për Korrespodentin.

Më poshtë po ju sjellim disa pamje “pa koment” se çfarë është duke ndodhur në bjeshkët e Baballoit dhe Junikut. Kjo bjeshkë është nën mbrojtjen edhe të Agjensionit të Pylltarisë, por edhe kjo e fundit duket se s’ka bërë asgjë për mbrojtjen e saj. /Korrespodenti

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img