Edhe mbrëmë pas mesnate ka vazhduar pastrimi i rrugës “Nëna Terezë” nga stacioni i Hekurudhave deri në dalje të Fushë Kosovës në drejtim të Prishtinës duke përfshi edhe shtegun e biçikletave.
Pjesë e mirëmbajtjes dhe përkujdesit ishte edhe rruga “Dardania” e cila po shfrytëzohet nga qytetarët për shëtitje nga ora 20:00 deri në orën 24:00.
Mirëmbajtja, përkujdesi dhe pastrimi i këtyre rrugëve do të vazhdoj edhe ditëve në vijim.