Komuna e Fushë-Kosovës ka vazhduar me programin e subvencioneve në bujqësi, duke shpërndarë 105 serra për fermerët përfitues të komunës së Fushë-Kosovës. Krahas këtij projekti, mbështetje përmes subvencionimit në bujqësi po ofrojmë edhe në fusha të tjera.
Drejtoria e Bujqësisë premton se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë fermerët e komunës që në fokus kanë bujqësinë dhe zhvillimin rural.