Drejtoria për Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me OJQ “Balkan Sunflowers”, Ministrinë e Shëndetësisë dhe stafin e QKMF-së “Dr.Fatmir Krasniqi” në Fushë-Kosovë ka bërë organizimin e vaksinimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të komunës së Fushë-Kosovës.
Komuna e Fushë-Kosovës më 30.09.2021, 1.10.2021, 4.10.2021 dhe 6.10.2021 ka organizuar transportin e 103 qytetarëve për t’u vaksinuar në Qendrën e Vaksinimit në Miradi të Ulët.
Ky bashkëpunim do të vazhdojë derisa të bëhet vaksinimi i plotë i këtij komuniteti me qëllim të mirëqenies së popullatës të komunës sonë.