spot_img

Vdekja e pacientit pas operimit në QKUK, autorizohet policia për të kryer hetime

spot_img

Mjeku i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK kishte shpërndarë një operacion si sukses në rrjetet sociale, por në fakt pacienti ka ndërruar jetë disa orë pas intervenimit.

Kardiokirurgu Kushtrim Shala përmes një postimi në Facebook pati thënë se ka kryer me sukses një operacion të rrallë tek një pacient me diseksion akut të aortës. Në fakt operacioni nuk dihet nëse ka pasur sukses, sepse pacienti ka vdekur pas disa orësh.

Për këtë çështje, Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë që të kryejë hetime nëse ka pasë ndonjë vepër penale.

Për Gazetën Express këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të kësaj çështje dhe eventualisht në rast të paraqitjes së elementëve të ndonjë vepre penale, do të veprohet tutje me këtë rast”.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img