Një grua 29-vjeçare ka vdekur në mjekimin intensiv qendror në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Në njoftimin nga QKUK thuhet se viktima ishte nga komuna e Prizrenit.
Sipas njoftimit gruaja ishte e infektuar me COVID-19.
“Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19, dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid”.
Njoftmi i plotë:
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se sot, në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatëzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991.
Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19, dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.
Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore.
Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësorë, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte.