Vdes babai i cili u plagos bashkë me dy djemtë e tij para dy javësh në Pejë
Ka vdekur Jeton Berisha, babai i cili ishte plagosur me dy djemtë e tij para dy javësh në Pejë.
Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic’ nga Policia e Pejës.
Për motive akoma të panjohura, babai me dy djemtë e tij ishin qëlluar me armë zjarri natën e 22 majit, në qendër të Pejës.
I dyshuar për këtë rast është Agron Gashi, të cilit Gjykata Themelore e Pejës, më 24 maj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.