Edhe një person ka vdekur pas infektimit me COVID-19 në Kosovë.
Lajmin e ka bërë ditur Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi në një postim në Facebook.
Siç është njoftuar nga Kuqi, ajo kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.
“Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se ka ndërruar jetë e prekura me sëmundjen COVID-19, K.M. nga fshati Samadraxhë. E ndjera kishte probleme dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes të së ndjerës nga Samdraxha, në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit”, ka shkruar ajo.
Ajo tutje ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe t’i respektojnë masat.