spot_img

Vdes ish-gjyqtari dhe aktivisti basketbollit, Nexhdet Hoxha – FBK i dërgon Telegram Ngushëllimi Familjes Hoxha

spot_img

Pas një komplikacioni në shëndetin e tij, në moshën 67 vjeçare ka ndërruar jetë aktivisti i basketbollit, Nexhdet Hoxha. I ndjeri me dekada ishte gjyqtar aktiv dhe më pas vëzhgues/komisioner i garave në basketbollin kosovar, shkruan Albanian News. Hoxha krahas zejës së gjyqtarit në etapa të ndryshme ishte edhe pjesë organizative e KB Vëllaznimi në Gjakovë.

Pas lajmit për vdekjen e Hoxhës ka reaguar edhe Federata e Basketbollit të Kosovës, më posht e gjeni postimin e plotë të FBK-së

E nderuar Familja Hoxha,

I dashur komunitet i basketbollit,

Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Nexhdet Hoxhës.

Ai do të mbahet mend si një punëtor i madh dhe kontribuues për basketbollin e Kosovës, nga ditët e vështira e deri më sot.

Hoxha ka qenë gjyqtar i basketbollit dhe vëzhgues për vite të tëra. Nexhdet Hoxha provimin për gjyqtar fillestar të basketbollit e ka dhënë në Beograd, ku ka studiuar, më 1977, si 20 vjeçar.

Ka gjykuar ndeshje të ligës së Beogradit, kurse pasi ka fituar thirrjen e Gjyqtarit Republikan edhe ndeshje të Ligës së Serbisë, të grupmoshave të ndryshme. Me tu kthyer në Kosovë, në vitet e 80-ta për një kohë ka gjykuar edhe ndeshje të Ligës së Kosovës. Si delegat i ndeshjeve fillon të vitet e para të pasluftës, fillimisht në ligat e kategorive të reja, në kohën kur po ashtu mbante pozita zyrtare edhe në KB Vëllaznimi.

Që nga sezoni 2005/06 ka qenë vazhdimisht delegat i ndeshjeve të Superligës dhe për këtë kohë është deleguar në ndeshje finale të play-offit, Kupës, turneve ndërkombëtarë në Kosovë dhe ngjarjeve tjera të rëndësishme.

Hoxha, së bashku me Lulzim Malokun, kanë qenë delegatët e parë kosovarë të Ligës Ballkanike BIBL, garës së parë ndërkombëtare ku kanë marrë pjesë klubet e Kosovës. Gjithashtu ka qenë vëzhgues në Ligën Trocal, si dhe anëtar i Bordit të Shoqatës së Gjyqtarëve. Po ashtu ishte delegat i FBK-së.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha dhe gjithë komunitetin e basketbollit.

Me Respekt,

Arben Fetahu,

Kryetar i FBK-së

NGJARJE TË TJERA

spot_img