spot_img

Vdes Muhamet Alaj, FHK: Ai ka jetuar me hendbollin e për hendbollin

spot_img

Shumë hendbollistë janë zbuluar nga Muhamet Alaj, ai ka bërë të mundur që Deçani të jetë qendër e rëndësishme e hendbollit në Kosovë si dhe ka dhënë kontribut të çmuar edhe në pavarësimin e hendbollit kosovar, ka vlerësuar Federata e Hendbollit të Kosovës. 

Profesor Muhamet Alaj është shuar të mërkurën në moshën tetëdhjetë e tre vjeçare.

“Hendbolli kosovar ka mbetur pa një personalitet shumë të rëndësishëm. Të mërkurën ka ndërruar jetë profesor Muhamet Alaj, sinonim i hendbollit në Deçan dhe kontribues shumë i madh i hendbollit kosovar në përgjithësi.  Ai ka lënë vepër të jashtëzakonshme për hendbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi, por edhe sa i takon arsimit të brezave dhe dokumentimit të historisë sportive. Ishte hendbollist i dalluar në klubin Normalisti e më pas për shumë dekada kontribues në pozita e poste të ndryshme në sportin e hendbollit. Ka bërë të mundur që Deçani të jetë qendër e rëndësishme e hendbollit në Kosovë, falë punës së tij plot përkushtim e pasion. Nga hendbolli nuk është ndarë deri në fund të jetës, ndërsa vepra që ka lënë do të mundësoi që të kujtohet gjithnjë me respektin maksimal. Ai ka jetuar me hendbollin e për hendbollin”, ka theksuar FHK. “Profesor Alaj është nderuar nga Federata e Hendbollit të Kosovës me Mirënjohje për Vepër Jetësore. Ishte selektor i Kosovës në vitet 1980-ta. Ka qenë anëtar i Bordit të FHK-së në disa mandate, ndërsa ka dhënë kontribut të çmuar edhe në pavarësimin e hendbollit kosovar”./RTK/

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img