Chris Trousdal, ka vdekur si pasojë e Koronavirusit, në moshën 34-vjeçare.
Ai ishte anëtar i grupit të njohur muzikor “Dream Street”, shkruan gazeta Objektiv.
“Me zemër të thyer konfirmojmë se Chris Trousdale ka ndërruar jetë. Ai ishte shumë i dashur për familjen, shokët dhe gjithë fansat nga e gjithë bota”, thuhej në njoftim.
Këngëtari ndërroi jetë në spitalin Burbank, në Kaliforni, pas komplikimeve që kishte pas infektimit me Koronavirus.
Pikëllimin e tyre, e shprehën edhe anëtarët e tjerë të grupit “Dream Street” që humbën shokun e tyre më të mirë.