COVID-19, po vazhdon të merr jetë njerëzish në botë, ani pse ende ky lloj virusi mbetet i panjohur, madje s’ka ende ndonjë vaksinë, pavarësisht kërkimeve e hulumtimeve.
Sipas mediave si pasojë e këtij virusi ka vdekur edhe Jahja Abazi nga Vushtrria.
I njëjti jetonte në Finlandë prej vitesh me familjen e tij dhe ishte i infektuar me COVID-19.
Abazi gjithashtu ishte kryetari i parë i Komunës së Vushtrrisë, në vitet e 90’ta.
Ai ishte 78 vjeç.