spot_img

Vdes një 69-vjeçar në Gjilan, dyshohet se bëri vetëvrasje në oborrin e shtëpisë së tij

spot_img

Një 69-vjeçar nga Gjilani është gjetur i shtrirë në tokë, në oborrin e shtëpisë së tij.

Mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Sipas policisë, dyshohet që i njëjti ka kryer vetëvrasje.

“Afër trupit të viktimës është gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë me të cilën dyshohet se personi të ketë kryer aktin”, ka thënë për Gazetën Paparaci Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan së bashku me Prokurorin e Shtetit të cilët janë duke punuar në ndriçim dhe sqarim të rrethanave të rastit.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka shtuar Osmani.

NGJARJE TË TJERA

spot_img