spot_img

Vdes personi më i vjetër në botë

spot_img

Tomiko Itooka, e shpallur si gruaja më e vjetër në botë, sipas rekordeve Guinness, ka vdekur në moshën 116-vjeçare.

Ajo ka vdekur në një shtëpi për kujdes të të moshuarve në prefekturën e Hjogos në Japoni.

Itooka është shpallur gruaja më e vjetër në botë, pasi spanjollja Maria Branyas Morera vdiq në gusht të vitit 2024 në moshën 117-vjeçare.

Japonezja kishte lindur në maj të vitit 1908 – gjashtë vjet para nisjes së Luftës së Parë Botërore.

Ajo ka përjetuar luftëra botërore, pandemi dhe zbulime të jashtëzakonshme teknologjike, shkruan REL.

Ajo i ka pasur dy vajza dhe dy djem, sipas Guinnessit, ndërsa ka jetuar vetëm në qytetin Nara, pas vdekjes së burrit të saj më 1979.

Deri në shtator të vitit 2024, Japonia i ka pasur më shumë se 95.000 banorë që kanë qenë 100 vjeç apo më të vjetër, dhe 88 për qind e tyre ishin gra.

Me një popullsi prej 124 milionë banorëve, pothuajse një e treta e popullsisë së Japonisë është mbi 65 vjeç.

Pas vdekjes së Itookas, murgesha braziliane Canabarro Lucas, e cila ka lindur 16 ditë pas japonezes, dhe është 116-vjeçare, besohet të jetë tani personi më i vjetër në botë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img