Reperja dhe blogerja 21 vjeçare, Braxton “Brax” e cila bëri famë në platformat e mediave sociale online për remix-in e saj të publikuar 3 vite më parë. Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë nëna e këngëtares, transmeton Gazeta Metro
Nëna e saj Letricia Loftin Russell ndau pikëllimin dhe dhimbjen e saj në mediat sociale. Nëna e reperës kishte shkruar në instagram se: “Engjëlli ynë është ngjitur. Engjëlli ynë, Braxton Blue.B Baker është ngjitur.
Reperja Braxton u bë e famëshme në platformat e mediave sociale për miksinë e saj VERSE, këngë të cilën ajo mënjëherë e shpërndau në rrjete sociale në vitin 2017, dhe që atëherë këngëtarja ka qenë shumë aktive në të tilla platforma duke i njoftuar ndjeksit e saj për çdo gjë rreth saj dhe jetës së saj.
Ndër të tjera nëna e të ndjerës kishte shkruar se atë Zoti na e dha hua, kështu ishte shprehur nëna e reperës dhe blogerës së njohur amerikane :” Nuk kishte gërvishtje, nuk kishte mavijosje, qenia e saj e brendshme dhe e jashtme ishte krejtësisht e pastër. Ishte një çlirim shpirtëror. Zoti rimori engjëllin që na dha hua”.
Shkaku i vdekjes së reperës ende nuk është bërë i ditur për opinionin.