Kanë vdekur dy persona nga koronavirusi në Kamenicë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftoj me keqardhje se edhe dy qytetarë të komunës sonë kanë humbur betejën me #COVID19. Këto dy raste, një 74 vjeç e një 71 vjeç, ngrisin numrin e të vdekurve nga ky virus në tetë. Lutem që këto raste të shërbejnë si vetëdijësim për kujdes të shtuar ndaj shëndetit tuaj e njerëzve përreth.
Ruani më të dashurit tuaj duke #vendosurmaskën, #mbajturdistancën e duke #pastruarduart.
Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën të dashurit e tyre.
Bilanci me COVID-19 në komunën tonë: – 107 raste të identifikuara; – 76 të shëruar plotësisht; – 23 raste aktive; – 8 të vdekur