Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se kanë humbur jetën dy të rinj në fshatin Lluçan të Bujanocit.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka postuar një fotografi ku shihet një veturë e përmbysur.
“Ngjarje e tmerrshme vdekja e dy të rinjve në fshatin Lluçan”.
“Shuarje shprese e shkaktim dhembje të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet dhe të afërmit e viktimave, por për të gjithë qytetarët e komunës tonë”.
“Allahu ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve të fëmijëve që humbën jetën. Lutemi që të mbijetuarit të shërohen e t’i përballojnë plagëve”.