Ka filluar para pak çastesh konferenca e kombëtares së Kosovës.
Bashkë me përzgjedhësin Alain Giresse është paraqitur edhe futbollisti Vedat Muriqi.
Muriqi, është pyetur nga gazetarët lidhur me atë nëse agjëron apo jo, ai ose ndonjëri prej shokëve.
Sulmuesi mohoi të jetë agjërueshëm, por tha se ka lojtarë që agjërojnë.
“Jo, unë personalisht jo. Nuk mundem, një ditë ose dy ditë para ndeshjes. Megjithatë ka shokë të skuadrës që agjërojnë dhe përgëzoj secilin që agjëron”, tha ndër tjerash Muriqi.