Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes ndaj Izraelit që e zhvillon nesër nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
Trajneri Primoz Gliha dhe sulmuesi Vedat Muriqi.
Sulmuesi Muriqi tregoi se si arriti të bindte Mallorcan për të ardhur të luajë për Kosovën.
“I thashë klubit që duhet të shkoj, pasi që e kam për detyrë të luaj për kombëtaren. Mallorca janë mundu me shty lojën për të enjten e në fund vendosën me anulu krejt. Jemi stërvitur nëpër ekipe, jemi t’u pas minutazhë dje them se jemi gati”, tha Muriqi.