spot_img

Vëllaznimi kampion i Kosovës në grupmoshën (U16)

spot_img

Vëllaznimi kampion i Kosovës në grupmoshën U16, meshkujt – mposht Malishevën në finale
👏Vëllaznimi ka triumfuar në Kampionatin e Kosovës në volejboll për grupmoshën nën 16-vjeç, pasi në finale mposhti Malishevën me rezultat 2-0 (25-10, 25-16) në sete.
Djelmoshat e trajnerit Lend Hasimja ishin superiorë në të dy setet, pavarësisht se ekipi i Zymer Telakut tentoi të bënte më shumë, sidomos në setin e dytë.
Në fund, Vëllaznimi siguroi titullin për të ndezur skena të zjarrta feste në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, në Prishtinë.
🥇 Medaljet për Malishevën i ndau presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci, ndërsa ishte anëtari i Komisionit të Garave, Lulezim Gërguri ai që dekoroi me medaljet e fituesit Vëllaznimin.
🏆Trofeu u dhurua për kapitenin e ekipit nga sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi, para se të ngritej nga i gjithë ekipi gjakovar që festoi me plot meritë pas paraqitjeve impresive përgjatë kampionatit.
🏐Federata e Volejbollit të Kosovës uron Vëllaznimin për shpirtin e kampionit të treguar, derisa përgëzon Malishevën për sportivitetin dhe maturinë kompetitive të treguar.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img