spot_img

Vendi më i vizituar në botë, qendra tregtare nëpër të cilën kaluan 105 milionë njerëz

spot_img

Kompania shumëkombëshe e Emirateve për zhvillimin e pasurive të paluajtshme Emaar pretendon se në vitin 2023 rreth 105 milionë njerëz kanë kaluar nëpër qendrën tregtare “Dubai Mall”, që e bën atë vendin më të vizituar në botë.

Kjo është një rritje prej 19 për qind krahasuar me vitin 2022, kur në qendër kaluan 88 milionë njerëz.

“Qendra jonë tregtare mishëron frymën e gjallë të qytetit dhe përkushtimin tonë ndaj cilësisë”, tha themeluesi i Emaar Mohamed Alabbar, kur prezantoi rezultatet e biznesit, transmeton Telegrafi.

Shifra befasuese e miliona dollarëve është një rekord për destinacionin turistik të Dubait të ndërtuar në vitin 2008, i cili mbulon një sipërfaqe të pabesueshme 1,200,000 metra katrorë – pikërisht pranë ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa, e cila ndodhet në një zonë të njohur të Dubait.

Dubai Mall përfshin rreth 1200 dyqane të markave të njohura të rrobave, këpucëve, bizhuterive, orëve, pajisjeve elektronike dhe të ngjashme, ku mund të blini për orë të tëra. Kur keni nevojë për një pushim, mund të zgjidhni një nga rreth 200 restorante, kafene dhe vende të tjera për të pushuar.

Një nga restorantet më intriguese në ofertë është sigurisht Rainforest Cafe, e cila simulon një xhungël në një mjedis urban me efekte ndriçimi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img