spot_img

Vendimi i Kushtetueses/ Ky është lajmi i keq për Kurtin, ja pse Osmani nuk mund të jetë presidente

spot_img

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Ethem Arifi ishte kjo votë është kundër kushtetuese, pasi ky i fundi kishe qenë i dënuar nga Gjykata.

Poashtu sipas vendimit të Gjykatës Kushtuese, edhe kandidatët për deputetë të cilët kanë qenë të dënuar në 3 vitet e fundit nuk kanë të drejtë kandidimi në zgjedhje. E kjo prek liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe disa zyrtarë të saj.

E kjo pikë ka nxitur shumë reagime në opinionin publik, me mendime pro dhe contra.

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Ramush Tahiri.

“Pra nëse kandidohen dhe më pastaj certifikohen në listën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe të tjerët, ka mundësi që ndonjë parti tjetër politike kundërshtare ta dërgojë lëndën në Gjykatën Kushtetuese duke kontestuar mandatin.. dhe kështu të hyjmë në vorbullën procedurale dhe juridike me pasoja politike dhe institucionale nëse iu mirret eventualisht mandati i deputetit ose iu pamundësohet zgjedhja ose emnimi në çfarëdo funksioni shtetëror e institucional”, thotë Tahiri për “Bota sot”.

Sipas tij, proceduralisht dhe juridikisht mbetet kontestuese edhe posti i ushtrueses së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.

“Neni 88 i përshkruar si ‘”Papajtueshmëria”, në pikën 1 thotë “Presidenti nuk mund të ushtroj asnjë funksion tjetër publik,” dhe pika 2 thotë ‘’Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike.’’ Vjosa Osmani dëshiron të garojë si deputete por gjithashtu edhe të formojë parti politike, gjë që do të jemi në situatë që zonja Osmani të bëjë fushatë elektorale, ta ketë me veti shpurën presidenciale dhe të sigurisë si dhe logjistikën e Presidentes së vendit sepse kjo është një obligim protokolar dhe i sigurisë të cilit nuk mund ti shmanget edhe po të dojë, kjo atëherë bie ndesh me dispozitën kushtetuese pra nenin 4 pika 3 që thotë ‘’ Presidenti I Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit…” dhe nëse delë në fushatë partiake atëherë përfaqëson interesat e ngushta partiake ndër të tjera. Por në fund jemi në situatën që Presidentja Osmani e certifikon mandatin e deputetes Vjosa Osmani që do të ishte një shkelje ligjore e kushtetuese”, shprehet Tahiri.

“Juristët thonë se Kosova ika dispozitat ligjore që në rast se Vjosa Osmani për çfarëdo arsye nuk mund ta ushtrojë detyrën e presidentes së Kosovës, atëherë është paraparë që ushtruese e detyrës të jetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese zonja Arta Rama Hajrizi, dhe nëse ndiqet kjo procedurë atëherë duket se një pjesë e procedurave do të kapërceheshin në sensin e respektimit të kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë aq më parë që Presidentja në detyrë do të duhej ta shpërndajë Kuvendin, dhe njëkohësisht me dekret të caktojë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që gjithsesi nuk mund të jenë më afër se 30 ditë dhe më larg se 40 ditë nga dita e shpërndarjes së Kuvendit. Me shpërndarje kuptohet se humbet edhe baza kushtetuese që kryetarja e kuvendit të ushtrojë detyrën e presidentes së vendit”, deklaron analisti Tahiri.

Por si do të garojë Vjosa Osmani në këto zgjedhje dhe cili do të jetë roli i saj?

Lidhur me këtë, Tahiri thotë se ekzistojnë disa mundësi.

“Janë disa mundësi. Njëra që zonja Osmani të jap dorëheqje dhe të krijoj parti politike dhe të vihet në krye të saj të garojë si subjekt I vetëm apo në koalicion me ndonjë parti tjetër politike. Mundësi tjetër është që zonja Osmani të negocioj me lëvizjen Vetëvendosje dhe në listën e përbashkët të fyshë në garën për deputet 25 kandidatë nga lista prej 110 kandidatësh me të cilat garon në zgjedhje parlamentare Lëvizja Vetëvendosje por vet të mos kandidohet duke mbajtur pozitën e tashme dhe duke u ofruar më vonë për post qeveritar apo si Presidente e vendit”, nënvizon Tahiri.

Më tej, Tahiri ka folur edhe për parashikimet për zgjedhjet që pritet të mbahen muajin në vijim.

“Parashikimet për rezultatin e zgjedhjeve do të ishin të pafalendërueshme me rrezikun që të jenë opinione, ose të ketë anime e dëshirë ose të jetë një lloj propagande për ndikim në votues që kanë dëshirë të jenë me partitë fituese. Disa hulumtime të opinionit me pyetësor, që mund të jenë edhe serioze duke marrë parasysh përvojën dhe saktësinë e mëparshme parashikojnë që lëvizja Vetëvendosje do të fitojë 52 për qind të votuesve, që i bjen rreth 60 deputetë nga 120 sa i ka gjithsejtë Kuvendi i Kosovës, kjo do të thotë se Lëvizja Vetëvendosje do të rritet për një herë, pra nga 30 deputetë sa i ka aktualisht do të shkojë në 60 deputetë, që do të ishte një rast unik në parlamentarizëm për një kohë më pak më shumë se një vjet nga zgjedhjet e kaluara të 06 tetorit”.

E për Vjosa Osmanin, Tahiri thotë se nëse garon e vetme nuk do ta kaloj pragun zgjedhor.

“Për subjektin politik të Vjosa Osmanit nuk ka parametra vlerësues përveç gjashtë asamblistëve të Ferizajt që nga LDK kaluan te Vjosa Osmani. Mundet që nëse garon e vetme nuk do ta kalojë pragun prej pesë përqind apo gjashtë deputetë ndërsa nëse garon në kuadër të listës Vetëvendosje por e ndarë me numrin rendor prej 85 e tutje votuesi e ka më lehtë të përcaktohet se sa të ishte në një listë të përzier kur qytetarët nuk do ti njehshin emrat e deputetëve të zonjës Osmani. Ç do numër prej 5-10 deputetë do të ishte sukses për subjektin politik të Vjosa Osmanit në këto zgjedhje”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Ramush Tahiri.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img