Një nga atraksionet verore të kryeqytetit pritet të hapet nga java e ardhshme. Kështu, pishina e Gërmisë tashmë është gati dhe do të hapet të mërkurën më 1 korrik.
Këtë e ka bërë të ditur për “Zërin”, Liridon Llapashtica nga kompania “Sport Marketing” e cila menaxhon me pishinën.
Vendoset data e hapjes së pishinës së Gërmisë, këto janë rregullat.
Një nga atraksionet verore të kryeqytetit pritet të hapet nga java e ardhshme. Kështu, pishina e Gërmisë tashmë është gati dhe do të hapet të mërkurën më 1 korrik.
Këtë e ka bërë të ditur për “Zërin”, Liridon Llapashtica nga kompania “Sport Marketing” e cila menaxhon me pishinën.
“Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ne jemi gati sa i përket anës teknike dhe do të startojmë nga e mërkura më 1 korrik”, ka thënë Llapashtica.
Ai ka treguar edhe për masat që i kanë marrë si për vizitorët ashtu edhe për punonjësit e kompanisë, ku për vizitorët përveç distancës nuk do të ketë numër të kufizuar që mund të shkojnë në pishinë gjatë ditës.
“Nga rekomandimet janë çështje e distancës si brenda ashtu edhe në hyrje të pishinës, punonjësit e “Sport Marketingut”, do të jenë të pajisur me maska dhe dorëza do t’i përmbahemi të gjitha rekomandimeve” , ka thënë për “Zërin” Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes.
Llapashtica ka përmendur edhe sigurinë brenda ujit të Pishinës, për çka ka thënë se sipas OBSH-së dhe studimeve të fundit, klori i cili përdorët në ujin e pishinës ka elemente vrasëse për çdo bakterie, e që sipas tij është një përparësi për të gjithë ata që vinë në Pishinë pasi do të jenë të sigurt.
“Numër të caktuar nuk ka, pishina i ka 5ha hapësirë, ka mjaftueshëm vend dhe ne kemi caktuar edhe distancën. Është një element shumë me rendësi ku sipas OBSH-së dhe studimeve të fundit, kemi parë edhe praktika nga shtetet e ndryshme pishinat nuk janë mbyllur për shkak se klori që përdorët në ujin e pishinave është element vrasës për çdo bakterie, prandaj brenda ujit nuk do të ketë kufizime për numrin e personave”, ka shtuar Llapashtica.
Çmimet për Pishinën e Gërmisë do të jenë të njëjta me ato të vitit të kaluar, ku për të rriturit çmimi mbetet 2 euro ndërsa për fëmijët mbi moshën 7 vjeç, 1 euro.