Një qytetar ka spiunuar se çfarë veture kanë zyrtarët e Policisë së Kosovës, gjatë patrullimeve në autostradë me veturë civile
Gjatë ditëve të fundit në Kosovës, ka pasur një numër të madh të aksidenteve, ku disa prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.
Në të shumtën e rasteve arsyet që çuan në aksidente ishin shpejtësia apo tejkalimet vend e pavend.
Lidhur me këto aksident, Policia e Kosovës ka aktivizuar numër të madh të zyrtarëve policorë të cilët gjenden në shumë anë të vendit, në mënyrë që të parandalojnë rreziqet e mundshme për pjesëmarrësit në komunikacion shkaku i shpejtësisë së ndonjë shoferi në drejtimin e automjetit të tij.
Mirëpo duket se një personi i ka penguar puna që zyrtarët policorë po e bëjnë në terren, e sidomos ata me vetura civile.
Së fundi në grupin ‘Marakli t’kerreve’ është publikuar një fotografi, ku është treguar saktësisht edhe numri i tabelave të veturës së policisë civile, e për këtë reagime të shumta pati nga komentuesit të cilët thonë se të gjithë shkelësit e rregullave duhet gjobit e nuk duhet treguar se ku janë të ndaluar zyrtarët policorë.