Nicki duket e parezistueshme në fotot e fundit.
Nicki Minaj është emër shumë i përfolur në shoubiz, sidomos për paraqitjet provokuese, shkruan lajmi.net.
Reperja së fundi ka ‘ngritur’ temperaturat me fotografitë e reja, ku shfaqet me një fustan të hapur në të gjitha pjesët e trupit.
Ajo veshi fustanin pa reçipeta e të brendshme, ndërsa ishte i hapur në pjesët anash, duke fokusuar gjoksin e të pasmet.
Fotografitë provokuese të këngëtares morën pëlqime e komente të panumërta nga ndjekësit e saj.
Fustani i shkurtër e provokues bënte që Nicki të dukej tërheqëse, teksa tregoi edhe ndryshimin e ri në dukje, duke bërë flokët ngjyrë portokalli.