Veshur me anti-plumb e asnjë hap pa veturë – Pse gjithë këto masa sigurie për Ramën?

spot_img

Masat e sigurisë për kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë, po aplikohen në nivelin maksimal, si anjëherë më parë gjatë një vizite të kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë. Por pse po ndodhë kjo?

Kryeministri Edi Rama po qëndron në një vizitë dyditore në Kosovë, për të takuar të gjithë liderët politik kosovar, pas aktakuzës që Prokuroria e Gjykatës Speciale ka ngritur ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Kadri Veseli.

Gjatë kësaj vizite të Ramës janë duke u aplikuar masat maksimale të sigurisë. Rama që nga arritja në Prishtinë, dhe fillimi i agjendës së tij të takimeve, është parë të e mbajë në trup jelekun anti-plumb. Gazeta ka arritur të sigurojë edhe fotografi ku ekipet e tij të sigurisë, shihen të nxjerrin nga vetura jelekun anti-plumb, për të ja dërguar kryeministrit në dhomën e tij në hotelin Swiss Diamond që ta veshë para se të fillojë agjendën e takimeve.

Përveç kësaj, kryeministri Rama nga takimi në takim, asnjëherë nuk është parë të lëviz këmbë nëpër Prishtinë, edhe nëse zyrat e zyrtarëve kosovarë kanë qenë fare afër njëra-tjetrës.

Rama pas takimit me kryekuvendaren Vjosa Osmani, në objektin e Kuvendit të Kosovës, ka shkuar ta takojë në objektin e qeverisë, kryeministrin Avdullah Hoti. Edhe pse këto objekte janë ngjitur njëri me tjetrin, kryeministri vijën rrugore prej disa metrave, e ka bërë me veturë, për dallim nga ministri i Jashtëm Gent Cakaj, i cili këtë rrugë të shkurtër e ka kaluar këmbë.

Por, pse po aplikohen këto masa kaq të ashpra të sigurisë? Përgjigja më e saktë do të ishte, se nëse institucionet e sigurisë, nuk kanë fare ndonjë informacion se dikush po planifikon të rrezikojë jetën e kryeministrit, është situata e tensionuar politike ajo e cila mund të infiltrojë faktorë të jashtëm, të cilëve u konvenon edhe më tutje destabilizimi i situatës.

Situata politike në Kosovë është shumë e tendosur, pasi kjo aktakuzë ka ndërhyrë në një proces shumë të madh, atë të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku janë të përfshira edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktakuza e Gjykatës Speciale ktheu ekipin negociator të Kosovës në gjysmë të rrugës për në Uashington, e edhe bëri që të anulohet takimi i paraparë për në Shtëpinë e Bardhë.

Ekipi i sigurisë së Ramës duke nxjerrë jelekun anti-plumb nga vetura

Madje në opinion u fol, se në këtë proces ka ndërhyrë edhe Rusia, pasi një marrëveshje paqeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, do t’i përmbyllte vatrat e krizave në Ballkan, dhe me këtë do ta shuante çdo shpresë të Moskës, për ndikimin e saj në rajon.

Procesi i dialogut i ndërmjetësuar nga SHBA, ka marrë një goditje të rëndë, por faktori politik shqiptar, në Prishtinë dhe Tiranë, janë mobilizuar që të gjejnë një rrugëdalje, që ta shpëtojnë atë. Edhe vizita e Ramës në Kosovë, e ka këtë synim.

Rama gjatë takimit me Limajn, ku poshtë xhaketës së tij, tek krahët vërehet prezenca e jelekut anti-plumb

Ndërmjetësi i caktuar nga presidenti Trump, Richard Grenell, ka thënë se dialogut do t’i jepet edhe një mundësi, por nëse sërish dështon, ai ka paralajmëruar tërheqjen administratës së Trump nga procesi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img