Skuadra e Romës ka shkarkuar trajnerin, Ivan Juric pas humbjes ndaj Bologna-s në Serie A.
Roma u mposht 3:2 ndaj Bolognas në stadiumin “Olimpico” dhe kështu i erdhi fundi trajnerit kroat, Ivan Juric, shkruan Indeksonline
Juric e kishte zënë vendin e De Rossit, i cili ishte shkarkuar nga pozita e trajnerit shkaku i rezultateve negative.
Roma në 12-xhiro, ka grumbulluar 13 pikë dhe gjendet në pozitën e 12-të./Indeksonline/