spot_img

Vetëm pas 30 sekondave merr karton të kuq – futbollisti holandez vendos rekordin e rrallë

spot_img

U fut në fushë si zëvendësues dhe 30 sekonda më pas doli jashtë si pasojë e ndëshkimit me karton të kuq! Duket e pabesueshme, por një rast i tillë ndodhi në Eerste Divisie (divizioni i dytë i futbollit holandez).

Graafschap fitoi 3-0 ndaj Jong Ajax. Triumfi i vendasve u bë më i thjeshtë pas mbetjes së skuadrës së dytë të Ajaxit me nëntë lojtarë. Minuta e 59’, trajneri i ekipit udhëtues hodhi në fushë dy forca të reja.

Njëri prej tyre ishte 18-vjeçari Neal Viereck. Qendërmbrojtësi zbriti në fushë dhe pa kaluar 30 sekonda kreu një ndërhyrje të gabuar duke i hequr një mundësi shënimi Graafschap.

Arbitri nuk hezitoi dhe i tregoi kartonin e kuq adoleshentit holandez, i cili u kthye andej nga erdhi, duke vendosur një rekord unik, pasi ndeshja e tij zgjati vetëm gjysmë minute.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img