Një person është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Peran të Podujevës.
Sipas policisë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për trajtim në QKUK.
“Fsh. Peran, Podujevë 19.02.2024-02:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor pasi që, ishte vetë plagosur me pistoletë. I dyshuari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar; një pistoletë me pesë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar.