Të zbardhet e vërteta për pavarësimit e Futbollit të pavarur, veteranët e futbollit të Kosovës të mërkurën organizojnë tryezë me temën “Rruga drejt pavarësimit”!
Më posht e gjeni komunikatën e Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës:
“Të dashur miq, ish-futbollistë, veteranë të futbollit si dhe të gjithë ju dashamirë të sportit më të popullarizuar në botë.
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin e radhës të organizuar nga Liga e veteranëve të futbollit të Kosovës. Tema e këtij aktiviteti është: “Rruga drejt pavarësimit dhe sukseset e Futbollit Kosovar, që nga themelimi e deri më sot.”
Ejani dhe bashkohuni me ne për të diskutuar dhe festuar arritjet e jashtëzakonshme të futbollit tonë, duke revokuar kujtime e sfida që nga fillimet e tij deri në ditët e sotme. Pra kjo ngajrje do të jetë një rast i veçantë për të ndarë histori, kujtime dhe për të nxitur frymën sportive në komunitetin tonë.
Ju mirëpresim!
Kryesia e LFVK”