Lëvizja Vetëvendosje s’e ka thënë asnjë fjalë ndaj sulmit që iu bë gazetarit Valon Syla, mesditën e së martës në Prishtinë.
Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht të martën, në pikë të ditës e në mes të Prishtinës. Parti politike, deputetë, e persona publikë kanë dënuar sulmin ndaj gazetarit, por njëra nga partitë politike nuk e ka marrë mundin ta mbrojë fjalën e lirë, shkruan Express
Udhëheqësit e LVV’së, deputetët e anëtarët tjerë duket se nuk e kanë parë të arsyeshme të reagojnë ndaj sulmit që iu bë gazetarit në mes të ditës në Prishtinë.
Derisa, kolegë të tyre nga partitë tjera kanë dënuar sulmin ndaj gazetarit Syla, duke thënë se ky është sulm ndaj shprehjes së mendimit të lirë dhe lirisë së shprehjes.
Anëari i kryesisë së LVV’së, Glauk Konjufca, e ka quajtur “akt të shëmtuar” rrahjen e gazetarit, vetëm pasi u pyet në një emision televiziv rreth rastit.
Ndësa, në një debat që u zhvillua mbrëmjen e të mërkurës rreth diasporës, deputeti i VV’së, Dimal Basha, në një mënyrë ka arsyetuar dhunën ndaj gazetarit Valon Syla.
Ai ka thënë se fjalët e Sylës ndaj diasporës janë të ulëta dhe ofenduese, duke e ofenduar atë.
“Liria e shprehjes tregon cili është budallai në mesin tonë”, ka thënë Basha.
Ndërkaq Syla ka thënë se Basha nuk guxon të flasë kundër diasporës, pasi do të humbë vota.
Edhe anëtarja e VV’së, Tinka Kurti, ka shkruar për diasporën, por nuk e ka përmendur sulmin ndaj gazetarit Syla.
Ajo ka deklaruar se mërgata “është deturu me u mbrojtë”.
“Mërgata nuk e përmend kontributin e saj. Ajo është detyru me u mbrojtë. Dhe mërgata nuk hakmerret. Nuk shqetësohet nga gjuha e ulët. Ajo e di peshën e saj që nuk ka nis pardje as parvjet. Mërgata është historia e shqiptarëve”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Gazetari Valon Syla është sulmuar të hënën në Prishtinë.
Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për sulmuesin e Sylës.
“Më 23.12.2020, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J., në drejtim të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin, gazetarin me inicialet V.S.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./GazetaExpress/