Prej disa minutash një betejë e ashpër është duke u zhvilluar në cenralin bërthamor të energjisë elektrike në qytetin Energodar.
Forca të shumta ruse iu drejtuan centralit Zaporozhye gjatë mbrëmjes të së enjtes, ndërsa pas mesnate kanë hasur në rezistencën e ushtarëve ukrainas.
Në qytetin Energodar ndodhet një nga katër centralet bërthamorë aktivë të Ukrainës. Ai i Çernobilit nuk funksionon prej vitit 2000.
Zaporozhye është centrali bërthamor më i madh në Europë, për të cilin ministri i Jashtëm ukrainas Dimitri Kuleba ka thënë se nëse shpërthen, do të jetë 10 herë më i madh se Çernobili.
Aktualisht raportohet se në një godinë të centralit ka shpërthyer një vatër e madhe zjarri, por zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme, raporton newsbomb.al.
Kryebashkiaku i qytetit, Dimitry Orlov ka kërkuar të ndalohen menjëherë bombardimet që mund të çojnë drejt një tragjedie me përmasa të paparashikueshme.
Pamjet LIVE nga një prej kamerave të sigurisë: