spot_img

Video nga rrahja mes policisë dhe qytetarëve në Fushë Kosovë

spot_img

Një sulm ndaj zyrtarëve policorë, ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë.

Lajmi.net ka siguruar video ekskluzive nga kjo përleshje.

Në videot që ka siguruar lajmi.net shihen dy qytetarë duku shkelmuar një zyrtar policor.

Si pasojë e kësaj përleshje, nga policia e Kosovës i kanë thënë lajmi.net, se është plagosur një person, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime prej tyre edhe dy zyrtarë policorë.

“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një sulm ndaj personave zyrtar në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar 5 persona prej tyre dy zyrtarë policor. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë policia. /Lajmi.net/

Për më shumë shihni pamje nga përleshja:

NGJARJE TË TJERA

spot_img