Kompjuterë të trajnerëve të Zvicrës janë vjedhur gjatë Euro 2024, por të dhëna të rëndësishme nuk janë komprometuar, ka thënë federata zvicerane të martën.
Videoanalistët përgjegjës për përgatitjen e të dhënave dhe për informatat taktike për trajnerët nuk janë ndikuar pasi ishin në kampin bazë në Stuttgart, ka thënë një zëdhënës, duke konfirmuar se tre laptopë janë vjedhur.
Mungojnë laptopët e trajnerëve të ekipit junior që kanë udhëtuar nëpër Gjermani për të analizuar ndeshjet.
“Nuk janë humbur të dhëna të ndjeshme apo informata lidhur me ndeshjen e ardhshme ndaj Italisë”.
Zvicra për herë të gjashtë rresht ka kaluar në fazën nokaut të turneve të mëdhenj. Luan ndaj Italisë në Berlin, të shtunën.