Edhe pse ishte parashikuar që sot të kishim edhe diell sidomos paradite, megjithatë vranësirat nga Mesdheu në kuadër të ciklonit më të ri kanë ardhur më herët dhe kanë mbuluar qiellin mbi rajonin tonë duke mos lejuar rritjen e temperaturave.
Orëve të ardhshme pritet të fillojnë edhe reshjet e shiut në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi.
Sidoqoftë përmirësimi i motit nuk është larg dhe vetëm duhet të presim ditën e diel për ti shijuar temperaturat pak më të larta dhe rrezet e diellit të munguara shumë gjatë kësaj pranvere.Deri të dielen vranët, herë pas here me reshje shiu, vende-vende intensive, por në përgjithësi nuk priten reshje të mëdha përpos disa viseve në jug dhe lindje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./Meteoballkan