Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, tha ditën e djeshme se Turqia nuk do të tërhiqet nga kërcënimet dhe sanksionet dhe as nga sulmet në territorin e saj të pretenduar në Detin Mesdhe, ku është në konflikt me Greqinë. “Asnjëherë nuk do të përkulemi para banditizmit në territorin tonë kontinental. Ne nuk do të tërhiqemi kundër gjuhës së sanksioneve dhe kërcënimeve”, tha Erdogan.
Anija e kërkimit “Oruc Reis”, që ndodhet mes Qipros dhe ishullit grek të Kretës, do të vazhdojë punën deri më 23 gusht, shtoi ai. Të mërkurën, një luftanije greke dhe turke u përfshinë në një përplasje gjatë një ndalese në Mesdheun lindor, të cilën një burim grek e quajti aksident, por Ankaraja e konsideroi si një provokim. Kujtojmë se marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë kanë qenë shpesh të mbushura me tensione për kufijtë detarë.