Futbollisti legjendar brazilian, Cafu detyrohet të shesë vilën e tij në qytetin e Sao Paulos dhe shkak është borxhi i madh që ka pas falimentimit të kompanisë së tij.
Cafu ka qenë duke luftuar një betejë ligjore për pesë vjet pasi agjencia e tij e menaxhimit Penta International Player falimentoi, dhe gjithçka ndodhi pas vdekjes tragjike të djalit të tij dhe divorcit nga gruaja.
Një gjykatë braziliane ka urdhëruar tani që pasuritë e tij duhet të dalin në ankand për të shlyer borxhin. Kështu, vila luksoze e Cafu do të dalë në ankand më 4 prill dhe siç raportojnë mediat braziliane , vlera e saj llogaritet në 7.5 milionë euro.
https://x.com/sportmediaset/status/1771954804065009744?s=20
Megjithatë, nëse vila nuk shitet gjatë ankandit, çmimi i saj do të jetë dyfish më i ulët dhe do të shitet për gjysmën e shumës. Prandaj të gjithë e presin një skenar të tillë.
Vila ka katër kate dhe e gjithë prona ka një sipërfaqe prej 2500 metrash katrorë. Ka gjashtë apartamente luksoze, një fushë futbolli, një kinema, një sauna, një dhomë trofesh dhe shumë objekte të tjera.
Meqë ra fjala, borxhi i Cafu shkon në mbi 2 milionë euro dhe problemet vazhdojnë prej pesë vitesh.
Cafu e filloi karrierën e tij në Sao Paulo, më vonë luajti për Zaragoza, Juventude dhe Palmeiras, përpara se të shkonte në Itali ku bëri emër në fanellat e Romës dhe Milanit.
Cafu luajti 143 ndeshje për kombëtaren braziliane.