Visar Bekaj portieri i Tiranës sonte ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë” ku foli për pozitën e tij tek kombëtarja Kosovës dhe gjithashtu për skuadrën e Tiranës.
Tirana momentalisht pozicionohet e dyta me 18 pikë në tabelën e Kategorisë Superiore në Shqipëri vetëm 1 pikë larg rivalit të saj Partizanit.
Me suksesin sot përballë një rivali tjetër në formën e skuadrës së Kukësit, është e qartë se Tirana mendon që sërish të luftojë për titullin e kampionit. Dhe me Bekaj në portë deri më tani ka pësuar vetëm 8 gola duke pasur mbrojtjen e dytë më të fortë në Shqipëri.
I pyetur për periudhën e tij që po kalon tek Tirana Bekaj u përgjigj: “Do të jetë kampionat i vështirë por do të jemi mes më të mirëve, tek Tirana kam gjetur profesionalizëm dhe infrastrukturë më të mirë por më shumë ka cilësi kampionati i Kosovës. “
Ndërkohë që me formën pozitive pyetja që kanë shumë është se a do të ketë hapësirë tek Kosova.
Lidhur me këtë pyetje Bekaj u përgjigj duke thënë: “ Shpresoj të jem pjesë dhe të kem mundësi, ndonjëherë mërzitem kur trajnerët nuk më dhurojnë mundësinë, por unë duhet të vazhdoj që të punoj dhe shpresoj ta arrij qëllimin tim”, – tha Bekaj.
Ai gjithashtu foli edhe për situatën e kontratës së tij tek Tirana duke thënë se do të shikoj mundësitë që ka dhe të shohë që ndoshta të transferohet jashtë: “Është viti im i fundit tek Tirana dhe si lojtar i lirë synoj të transferohem jashtë, pasi që kontrata ime të skadojë në qershor“, – sqaroi Bekaj
I pyetur se e ka diskutuar me trajnerin e Kosovës Alain Giresse për pozitën e tij tek kombëtarja e Kosovës Bekaj tha se nuk ka komunikuar me të por se do të shohë se çfarë do të vendosë do të veprojë: “Nuk kam pasur bisedë me të, shpresoj ta ketë mirë por nuk kam ide se si do të veprojë ai”, – tha Bekaj.
“Kosova më ka bërë burrë dhe ky është vendi im dhe nuk ja kthej shpinën Kosovës, për Shqipërinë kam shumë respekt por zemra ime rreh për Kosovën”, qartësoi Bekaj.