Ky vit ishte një nga vitet më bizare që nga koha kurë ekziston matja ose dokumentacioni për matje meteorologjike.
Përderisa dy muajt e parë të vitit kishin qenë të zakonshëm të fohtë, si muaj dimri, marsi ia kishte filluar keq, duke u ftohur.
Në prill dhe mars kishte pasur reshje të pandërprera, ndërsa ma e çuditshmja ndodhi kur në qershor dhe korrik acari ishte bërë i zakonshëm, e në New York kishte rënë një metër borë!
Europa ishte goditur nga një mot shumë i keq, përderisa shumë lumej kishin vërshuar.Këto dukuri jo të zakonshme kishin shkaktuar dëme të mëdha në agrikulturë dhe bujqësi në tërsi në gjithë botën, e cila kishte dyfishuar e trefishuar çmimet e ushqimit.
Askush asokohe nuk i dinte shkaqet e këtij viti pa verë, deri në vitin 1920,kur shkencëtari amerikan William Jackson Humphreys kishte zbuluar se në prill të vitit 1815 kishte eruptuar vulkani Tamboru, i cili në atmosferë kishte hudhur tone të pluhurit vulkanik.
Retë ishin kaq të dendura saqë pjesa ma e madhe e hemisferes veriore ishte e mbuluar nga një shtresë e trashë pluhuri dhe ndotje,e cila gjendje vetëm në vitin 1816 ishte kuptuar.
Acari kishte goditur të gjitha të lashtat dhe nga uria që shpërtheu u shkaktuan trazira sociale, kryengritje, shkatërrimin e bashkësive të njerëzore dhe normat në rritje të krimit.
“Viti, pa verë”, sipas shumë shkencëtarëve është edhe fajtori kryesor për shpërthimin e një prej epidemive më vdekjeprurëse të etheve të tifos në tërë historinë. Ndërsa i ftohti kishte paralizuar hemisferën veriore , monsunet kanë shkatërruar jugun, duke inkurajuar përhapjen e kolerës dhe vrasjen e dhjetëra mijëra njerëzve.
Irlanda mezi mbijetoi urinë katastrofike, dhe Kina, për ironi, u detyrua të largohet nga mbjellja e orizit dhe u orienta në kultivimin e lulekuqeve fitimprurëse, duke përhapur atë që më vonë do të njihet si treg i opiumit.