Vizita e lartë e futbollit dhe reagimi koti…

Shkruan: Driton LATIFI

Për herë të parë një president i FIFA-së, në këtë rast Gianni Infantino vizitoi Kosovën, duke shprehur përkrahje e simpati për sakrificën tonë, shtetin, Federatën dhe rikonfirmuar marrëdhëniet me presidentin Ademi. Si do të shkojnë gjërat në të ardhmen nuk e dijmë, por me presidentin aktual punët i kemi ashtu që as vet nuk do të dinim si të jenë më mirë, madje edhe shtete te rajonit përfituan nga kjo vizitë që e bën Kosovën në një formë liderr të rajonit anipse është anëtarja më e re e FIFA-së. Dhe, kjo nuk duhet nënçmuar, pasi që nga koha e presidentit Vokrri e deri te Ademi ndonëse është kohë e shkurtër, rruga është e drejtë.
Përkrahja që mori presidenti Ademi, Federata e Kosova janë sinjale se Kosova do të futet edhe më shpejt në hartat e organizimeve të mëdha, ndoshta jo një finale si në Tiranë për shkak të kushteve, por një Asamble vjetore është lehtësisht e mundshme, sidomos duke pa kapacitetin infrastrukturor të përgjithshëm së ofron Kosova.
Vizita e Infantinos është më e rëndësishme se e vet sekretarit të OKB-së, ndërsa përkrahja që ia dha Kosovës flet shumë…
Lajmi i dyti ishte një reagim koti nga klubi që synon të të transformohet, por zanatin e ka vështirë ta ndërrojë. Ai stadium ska qenë kurrë, as tash nuk është i klubit, dmth ka kaluar koha kur keni manipuluar me te si entitet juridik ”privat” duke uzurpuar me qindra metra lokale e paguar as me dhjetëra, kur keni mashtruar kryeministra me përkrahje fushate për të marr toka, ani pse e keni mashtruar këtë shtet dhe nuk e keni paguar as tatimin e lojtarëve që ju keni ndalë nga paga edhe ashtu modeste… ju jeni klubi i vetëm në botë që keni mashtruar shtetin me shmangie të tatimit dhe keni përfituar nga ai tokë!
Kur është shteti në pyetje, sidomos investimi tij, ska kohë për hajgare, kështu është dashur të jetë gjithmonë, por nuk ishte…

P.S shkrimi është publikuar në profilin e Latifit, në rrjetin social Facebook.

spot_img

NGJARJE TË TJERA