Duket se Dider Deschamps do ketë një skuadër akoma më të fortë për finalen e madhe të Botërorit me Argjentinën, me sulmuesin e “Gjelave”, Karim Benzema, që mund të jetë pjesë e sfidës më të rëndësishme të vitit.
Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, Reali i Madridit i ka dhënë leje sulmuesit francez që të bashkohet me “trikolorët” për përballjen me Argjentinën dhe duket se dhe ai është gati.
Kur Deschamps u pyet për këtë situatë, ai u përgjigj: “Pyetja tjetër”, duke zgjedhur të mos e komentonte.