spot_img

Vjen “bomba” nga Anglia, Milani mund ta transferojë sonte Ronaldon

Mediat britanike e kanë lëshuar në këtë mëngjes një lajm “bombë”.

Sipas tyre, Milani mund ta bëjë sonte një ofertë për Ronaldon, në orët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Më saktësisht, “Rossoneri” mund ta kërkojnë 37 vjeçarin në rast se Rafael Leao përfundon në Chelsea, po ashtu sot, shkruan mediumi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.

“Blues” janë të interesuar për sulmuesin portugez, i cili po shkëlqen me “Rossoneri”.

Dhe, me një ofertë të parezistueshme, kampioni aktual italian do ta shiste futbollistin ofanziv të krahut të majtë.

E më pas, Kuqezinjtë do t’ia mësynin menjëherë veteranit portugez, i cili do të shpresojë të largohet nga “Old Trafford” deri në orët e vona sonte.

Kjo pasi Ronaldo krejt verës e kërkoi një klub i cili luan në Ligën e Kampionëve dhe Milani do t’ia mundësonte këtë dëshirë.

Edhe pse trajneri Erik ten Hag theksoi se pesë herë fituesi i Topit të Artë do të qëndrojë në “Teatrin e Ëndrrave”, së paku deri në janar, mbetet të shihet në orët në vazhdim se si do të rrjedhin gjërat…

NGJARJE TË TJERA

spot_img