Vjosa Osmani u shkarkua sot nga të gjitha postet në LDK, përmes një votimi elektronik ku votuan Këshilli i Përgjithshëm.
Pas shumë reagimeve në Kosovë, edhe analisti i njohur nga Shqipëria, Andi Bushati, ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Osmanit.
Ai mendon se me shkarkimin e Vjosa Osmanit grushti i shtetit mund të quhet i përfunduar.
“Me shkarkimin e Vjosa Osmanit grushti i shtetit mund te quhet i përfunduar. Politikanet e votuar jashte vendimmarrjes, kukullat e Thaçit vazhdojnë qeverisjen”, ka shkruar ai në Facebook.