Dita e sotme shënoi plot 108 vjet që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Urimet kanë qenë të shumta, por ndër to spikat edhe urimi i presidentit rus Vladimir Putin. Në një mesazh drejtuar homologut të tij shqiptar Ilir Meta, Putin-i përcolli urimet për popullin shqiptar.
Mesazhi i vladimir Putin:
I nderuar zoti President, pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t’u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian. Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet. Me respekt, Vladimir Putin.