spot_img

Vodhën bateritë e antenave të Telekomit, arrestohen burrë e grua në Shtime

spot_img

Dje rreth orës 19:38, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes, në objektin e antenës së Telekomit të Kosovës është duke u kryer një vjedhje.

Patrullat e policisë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në një veturë Ford Focus me targa vendore dhe dy persona të dyshuar.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të tyre dhe veturës, në bagazhin e veturës janë gjetur 4 bateri akumuluese elektrike, të cilat dyshohet se ishin vjedhur nga antena e Telekomit të Kosovës, ndërsa kishin dëmtuar alarmin dhe (kapakun e baterive) të antenës. Të dy personat janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime.

Të arrestuarit janë:

– M.M (M/K), i moshës 44 vjeçar,

– M.P (F/K), e moshës 43 vjeçare

Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img