Unioni i Atletëve Amatorë AAU Sports AAU Volleyball (AAU) nga ShBA ndihmon volejbollin kosovar me topa
Presidenti i AAU Sports – organizatë me bazë në ShBA që merret me zhvillimin e sporteve amatore në mbarë botën – Jenings ‘Rusty’ Buchanan dhe guvernatorja Teresa Parmenter kanë zhvilluar takim me krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës, presidentin Bahri Gjinovci dhe sekretarin Valon Nikqi, derisa kanë përkrahur volejbollin kosovar me një donacion me topa volejbolli Baden Sports
Presidenti Gjinovci dhe sekretari Nikqi kanë falenderuar Buchanan dhe Parmenter për përkrahjen, duke shprehur mirënjohjen dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen.
Gjatë ditës është zhvilluar edhe një drekë pune, ku është diskutuar për mënyrat dhe format si mund të vazhdohet dhe shtrohet ura bashkëpunuese për zhvillimin dhe avancimin e volejbollit kosovar.