Me organizim të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), nga 9-16 shtator 2023, në Heraklion të Kretës në Greqi, do të zhvillohen Lojërat në Rërë (Beach Games).
Volejbolli kosovar përmes disiplinës beach volley do të paraqitet në të dyja gjinitë.
Në konkurenën e vajzave, Kosovën e përfaqësojnë Melirona Avdullahu e Yllka Jashari, të drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari.
Në konkurencën e djemve Kosova përfaqësohet përmes Erion Bajramit dhe Ermal Maliqit, që drejtohen nga trajneri Fatlum Hajrizi.
Për herë të parë, Kosova në beach volley, përveç garuesve do të paraqitet edhe me gjyqtarin ndërkombëtar në këtë disiplinë, Valon Mustafa.
FVK u uron suksese garuesve tanë, në paraqitjet e tyre në garat që zhvillohen në ishullin e Kretës.
Kosovo Olympic Committee